Anulohet ministeriali i Sarajevës, avionët e ministrave s`ulen dot në Bosnje

Aktualitet

sarajevooAnulohet ministeriali i ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te BE-se dhe rajonit.

Aktiviteti qe ishte parashikuar te mbahej ne datat 7 dhe 8 dhjetor ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines, eshte anuluar.

Ministria e Brendshme ka bere me dije se shkak per anulimin e Samitit u bene kushtet atmosferike ne aeroportin e Sarajeves.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shqipëria do te perfaqesohej nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Drejtesise Ylli Manjani.

Tema e takimit te Ministrave te Brendshëm dhe te Drejtesise ishin çështje te sigurisë se brendshme dhe te drejtesise", thuhet ne njoftim.

Sipas burimeve zyrtare, takimi i perbashket i ministrave te BE-se dhe Ballkanit Perëndimor do te mbahej per here te dyte, pas propozimit te ministrit Tahiri bere vitin e kaluar, qe te ishin pjesemarres dhe ministrat e rajonit.

ME TE LEXUARAT