Zbardhen detajet e organizimit të protestës së PD, do të zgjasë për disa orë rresht

Aktualitet

berisha-kuvendNë 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist Partia Demokratike ka thirrur qytetaret e mbarë vendin në protestë, të cilën e vlerësojnë si nisje të përballjes pa kthim për rrëzimin e qeverisë. Marshimi nis në ora 11:00 në Sheshin “Skënderbej”, aty ku kryetari Lulzim Basha do ju bashkohet protestuesve për të vijuar më pas përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe për tu stacionuar në podiumin e vendosur në dy institucionet kryesore atë të Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Në podium krahas fjalës së kryetarit Basha pritet të marrin fjalën mbi 20 persona, zyrtarë të lartë të PD, ish dhjetoristë dhe përfaqësues të kategorive të ndryshme shoqërore. Ashtu si dhe në protestat e shkuara nuk pritet që ish kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha të ketë fjalë krahas simbolikës që mbart 8 dhjetori për të. Pjesëmarrja e njerëzve në protestë pritet të përcaktojë dinamikën dhe kohëzgjatjen e saj. Burime konfirmojnë se kryedemokrati Basha nuk do të largohet nga sheshi por do i shoqërojë qytetarët gjate gjithë kohës në protestën e tyre e cila do të zgjasë disa orë. Gjithçka do të vendoset nga qytetarët dhe zemërimi i tyre kundrejt qeverisë. Partia Demokratike gjithashtu ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, por qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar me çdo mënyrë paqësore. Në protestë do jenë të pranishëm edhe ish të përndjekurit dhe studentet , të cilët kohët e fundit kanë përdorur qëllimin me vezë si formë protestë ndaj godinës së qeverisë dhe Kuvendit. Të nesërmen e 8 dhjetorit demokratët pritet të vendosin për përballjen e radhës. Kryetari Basha i është drejtuar me një mesazh thirrje gjithë qytetarëve pa dallim ku i fton për të marrë pjesë në protestën e 8 dhjetorit.

ME TE LEXUARAT