Ambasada amerikane në Shqipëri: Dënojmë dhunën gjatë protestës së opozitës

Aktualitet

donald lu"Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë".

Keshtu thuhet ne deklaraten e shperndare nga ambasada amerikane ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata evidenton se "e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme".

Sidoqoftë, - thuhet ne deklarate, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike.

"I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive".

deklarata-usa

ME TE LEXUARAT