Emocionuese, vogëlushi portugez përqafon tifozin e përlotur francez

Soft

portugaliaaaFinalja e “Euro 2016” mes Portugalisë dhe Francës ishte shumë emocionuese për tifozët në mbarë botën.

Por, ata që e përjetuan më së shumti ishin tifozët në tribuna. Një video që është postuar pas ndeshjes, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale ku shihet një tifoz i Francës duke qarë pas ndeshjes – i cili ngushëllohet më pas nga një vogëlush me fanellë të Portugalisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugalia arriti të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori pasi mposhti në finale Francën me golin e shënuar nga Eder në minutën e 109’të.

ME TE LEXUARAT