Sormani tregon Partizanin e tij: Në Korçë për fitore, Kukësi dhe Tirana rivalët tanë

Sport
Sormani tregon Partizanin e tij: Në Korçë për fitore,

Pak javë kanë kaluar nga rikthimi i tij te Partizani, por kaq i kanë mjaftuar Adolfo Sormanit për të njohur skuadrën. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga aventura e parë shqiptare. “Janë të ndryshme. Skuadra tani ka shumë potencial. Është një grup i ri, që mund të rritet dhe i ka mundësitë”, ka thënë Sormani. Të kuqtë janë kampionë në fuqi, por misioni për mbrojtjen e trofeut nuk shkoi sipas parashikimeve në pjesën e parë të sezonit.

Partizani 1

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në çdo skuadër kur ndërrohet një trajneri, do të thotë se ka një problem. Besoj se problemi fizik nuk mund të ndahet nga ai mental. Mendja është ajo që bën të funksionojnë këmbët, në këtë formë nëse zgjidh problemin mental, zgjidh edhe atë fizik. Pastaj është e qartë se duhet të punosh”, vijon trajneri. Në këtë periudhë është e pashmangshme të flasësh për merkaton. Partizani nuk ka bërë asnjë afrim të rëndësishëm, por tekniku triblon temën, duke lënë gjithçka të hapur. “Ky është një diskutim që unë e bëj me drejtorin Olsi dhe presidentin Demi. Sepse jemi vazhdimisht në kontakt dhe kërkim të përmirësimit. E rëndësishme është të përqendrohem dhe të punoj me grupin e lojtarëve që kam në dispozicion dhe që për mendimin tim janë më të mirët e mundshëm. Është detyra ime që t’iu marr maksimumin”, ka thënë italiani.

Partizani

Sormani debuton në pankinën e Partizanit me ndeshjen kundër Skënderbeut. “Për sa kohë jemi kampionë, duhet të vazhdojmë të fitojmë. Kush vjen te Partizani duhet t’i dijë objektivat. Të gjithë ne duhet të ecim në të njëjtën rrugë”, ishin fjalët e Sormanit. Trajneri i Partizanit nuk ka dyshime as sa i përket rivalëve, që sipas tij të kuqtë e kryeqytetit do të diskutojnë titullin kampion në këtë sezon. “Kukësi është rivali ynë, ashtu sikurse Tirana. Këto mendoj se janë skuadrat që do na rivalizojnë për titull, nisur nga ajo që kanë dhënë deri tani”, ka përfundyar trajneri. Partizani zbret në transfertën kundër Skënderbeut me mungesa të rëndësishme. Ato të Boldor në mbrojtje dhe Melo në mesfushë detyrojnë Sormanin të bëjë zgjedhje të vështira për të nisur me sukses aventurën e dytë në Superligë.

ME TE LEXUARAT