Dalin ekzaminimet e para të dëmtimit të Ronaldos, ja sa do të mungojë

Aktualitet

ronaldoFillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë, por mesa duket për gjurin e Cristiano Ronaldos nuk ka asgjë serioze. Sulmuesi portugez që festoi gjatë trofeun e parë për Kombëtaren e tij, duhet të bëjë rreth një muaj pushim dhe më pas mund të rikthehet në fushën e lojës.

Në Madrid, drejtuesit e Realit, pasi eliminuan frikën më të madhe, gjithsesi duhet t’i bëjnë mirë llogaritë pasi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë gati për ndeshjen e Superkupës së Europës kundër Sevillas në datën 9 Gusht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugezi tashmë duhet të ndjekë një program të specializuar për rikuperimin e plotë pas 30 ditëve edhe pse fillimisht do të mendojë për pushimet e merituara pas një sezoni të gjatë të kurorëzuar me fitimin e Championsit dhe Europianit.

ME TE LEXUARAT