Të gjithë e kryqëzuan, por ... ja reagimi prekës i Payet për dëmtimin e Ronaldos

Aktualitet

ronaldoo“Ylli’ i Francës, Dimitri Payet shkaktoi një episod i cili u kthye në qendër të vëmendjes pasi një ndërhyrje e ashpër e tij detyroi që Cristiano Ronaldo të braktiste finalen e madhe.

Në një intervistë për ‘Goal’, Payet flet për ndërhyrjen ndaj Ronaldos e cila sipas tij nuk kishte qëllim për ta dëmtuar portugezin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jo, ishte thjeshtë një duel, kjo ishte e tëra. E mora posedimin dhe nëse e lëndova atë nuk ishte e qëllimshme. Nuk është në natyrën time që të jem djalë i keq në fushë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, është shprehur Payet.

Franca mbrëmë u mposht nga Portugalia në finale të Euro 2016, dhe për këtë Payet është shprehur shumë i zhgënjyer.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne lamë gjurmë, kishim posedimin dhe shanset më të mira, por na mungonte goli që e ndryshonte situatën. Në pak raste që patën ata ia arritën të shënojnë. Një gol vendosi gjithçka, gol që ne nuk mund ta shënonim ne. Portugezët ishin më efikas. Është pothuajse si ne kundër Gjermanisë, por në anën e kundërt”, përfundoi Payet.

ME TE LEXUARAT