“Ne Turqi me rrezikohet jeta”, gylenisti i arrestuar ne Rinas kerkon azil politik

Aktualitet
“Ne Turqi me rrezikohet jeta”, gylenisti i arrestuar ne Rinas kerkon

TIRANË

Turku Selami Simsek, i cili u arrestua pak kohë më parë në aeroportin e Rinasit nga autoritetet shqiptare, pasi njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa e firmosur prej tij, në të cilën shkruan ndër të tjera se në Turqi i rrezikohet jeta, pasi shteti atje e cilëson si gylenist.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simsek, në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.

Simsek u arrestua së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar. Mësuesi “gylenist”, Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare, ndërsa miku i tij, Simsek vijon përballjen me drejtësinë shqiptare, ku prej disa muajsh ndodhet në paraburgim.

ME TE LEXUARAT