Skandali i “DH Albania”/ Pushohet çeshtja per zyrtaret e ARRSH-se

Aktualitet
Skandali i “DH Albania”/ Pushohet çeshtja per zyrtaret e

TIRANE

Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim cështjen penale ndaj Avdjol Dobi, administrator DH Albania, kompani e cila përmes dokumentave të falsifikuara fitoi tenderin për ndërtimin e një prej loteve të Unazës së Re. Ndaj Dobit, që ndodhet në arrati prej tetorit 2018 pasi ndaj tij u caktua masa e arrestit me burg, rëndon akuza e falsifikimit të dokumentave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet rezultoi se Dobi falsifikoi datën e regjistrimit të kompanisë DH Albania ne Delawere të Shteteve të Bashkuara si dhe bilancet e tri viteve me parë. Skandali i tenderit me vlerë rreth 18 milionë euro u zbulua nga News 24, c’ka vuri në lëvizje prokurorinë, tashmw dy vite më vonë, në përgjegjësi penale është marrë vetëm administratori i DH Albania, ndërsa hetimet për zyrtarët e ARRSH-së të cilët u hetuan për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdoprim detyre u pushuan.

Vendimi i pushimit firmosur nga prokurori Gjergji Tako u miratua edhe nga gjykata. Prokuroria thotë se nga hetimet nuk u gjetën elementë të veprës penale për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, institucion që pasi u zbulua skandali iu drejtua prokurorisë duke bërë kallëzim penal. Krahas tenderit të Unazës, DH Albania fitoi nga OST tenderin me vlerë 10 mln euro për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.

ME TE LEXUARAT