Po bënte vrap, Mimoza Kusarit i vjedhin kuletën dhe disa dokumente nga makina

Kosovë&Rajon

vvvvvSot herët në mëngjes, rreth orës 7:00 është thyer makina e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila.

Vetura e Kusarit ka qenë e parkuar në Gërmisë ndërsa ajo po bënte vrapin e përditshëm në park.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë e ka konfirmuar për Zëri.info edhe vet kryetarja Kusari, e cila thotë se i është thyer makina dhe i janë vjedhur një kuletë dhe disa dokumente personale.

“Herët në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar e kur jam kthyer nga vrapimi në ora 7:00, e kam parë që më është thyer vetura. Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por ka pasur edhe vetura tjera përreth. Ka mbetur që policia ta hetojë rastin”, tha kryetarja.

ME TE LEXUARAT