Opeli plot me drogë, Policia kap "mat" fierakun në autostradë. Ja pamjet e arrestimit

Aktualitet

Policia ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se operacioni i koduar "NDJEKJA" është finalizuar me sukses, ku janë sekuestruar 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe është arrestuar në flagrancë autori, i cili po e transportonte drogen me një mjet tip "Opel".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga ka rënë shtetasi Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE:

Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike !

Finalizohet operacioni policor i koduar "NDJEKJA" !

Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !

Arrestohet në flagrancë autori !

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në

kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen "11 Janari”, në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip "Opel", i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu.

Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.

Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari

kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT