Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, Policia thirrje shoferëve: Ecni me kujdes!

Aktualitet

Policia e Korçës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisin mjetet e tyre me zinxhirë dhe ka dhënë një informacion për situatën e rrugëve në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve të dëborës.

Sipas policisë, akset nacionale në këtë qark janë të gjitha të kalueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akset dytësore janë të kalueshme, por pjesërisht nevojitet përdorimi i zinxhirëve konkretisht në rrugën Dardhë-Voskopojë-Vithkuq, si edhe Leskovik-Gërmenj.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të pajisin me zinxhirë automjetet e tyre dhe të drejtojnë makinën me kujdes.

ME TE LEXUARAT