Emina Cunmulaj përplaset me komentuesit: Mos qaj hallin e burrit tim!

Showbiz

Për modelen shqiptare flitet shumë në mediet tona.

Ajo bën një jetë shumë të lumtur bashkëshortore, e që aktualisht është në pritje të fëmijës së dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krahas surprizës mjaft të bukur të përgatitur nga bashkëshorti i saj për festën e Shën Valentinin, ku kishte zbukuruar të gjithë dhomën me tullumbacë të kuq, diçka nuk ka shkuar shumë mirë për modelen Emina Cunmulaj.

Ajo ka publikuar një foto për të uruar Shën Valentinin ku është duke u puthur me bashkëshortin e saj dhe ai ndërkohë është duke i kapur të pasmet shkruan ekspress.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë në rrjet komente të shumta negative duke e quajtur këtë foto të papërshtatshme. Por në morinë e komenteve modelja ka reaguar tek një vajzë e cila ka shkruar:

“Nuk ka se çfarë të kapi”. Emina i përgjigjur komentueses me një koment thumbues: “Paske ra en hall e shkreta ti se spo ka cka me kap burri jem... Do isha më e shqetësuar për burrin tënd se ku po kap ai dhe të mos merresh me timin sepse ai i shijon shumë të pasmet e mia të vogla që i dashuron, mirupafshim vajzë të kesh ikur nga profili,”-përfundon Emina.

ME TE LEXUARAT