SHBA dhuron jeleke antiplumb per Interpolin shqiptar

Aktualitet

Byroja e DASH për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës (INL) dhuroi jelekë të rinj anti-plumb dhe veshje taktike për njësinë shqiptare të Interpolit, gjatë një ceremonie të mbajtur dje në selinë e Policisë së Shtetit. Kështu njoftoi sot Ambasada amerikane në Tiranë.

"Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu vlerësoi INL-in për mbështetjen dhe theksoi fushat e ardhshme të bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në trajtimin e përparësive të zbatimit të ligjit, thuhet në njoftim. - Drejtoresha e INL, Julie Craven theksoi punën e rëndësishme që është bërë nga njësia e Interpolit, “Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Shtetet e Bashkuara vlerëson me respekt punën e guximshme dhe me ndikim që është bërë nga oficerët shqiptarë të Interpolit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa përsëritur atë që tha Drejtori i Përgjithshëm, ne mirëpresim vijimin e mbështetjes sonë ndaj përpjekjeve të Policisë së Shtetit për të trajtuar krimin e organizuar ndërkombëtar”.

ME TE LEXUARAT