Ekspansioni turk, Çavusoglu: Do investojmë 1 miliard dollarë në Shqipëri

Aktualitet

Investime ne shumen e nje pakete prej 1 miliardë dollarë në Shqipëri. Ky është synimi i investimeve turke në vendin tonë, sipas Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. Ndërsa vlerësoi investimet për “Air Albania” dhe aeroportin e Vlorës, Çavusoglu tha se bashkëpunimet tregtare mes dy vendeve do të thellohen.

“Forcojmë marrëdhëniet ekonomike dy palëshe dhe do të punojmë vazhdimisht për thellimin e tyre. Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Kryeministrin e Shqipërisë dhe do të rrisim projektet dypalëshe me shtetin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kemi planifikuar të rrisim kapacitetit e tregtisë dy paleshë deri në 1 mld dollarë për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme që ndikojnë direkt tek qytetarët”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin Edi Rama, homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, si dhe mjaft personalitete të tjera.

ME TE LEXUARAT