E rëndë ajo që Grida Duma thotë për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun

Showbiz

Grida Duma, e cila ka vetëm pak vite që është bërë pjesë e Partisë Demokratike, ka folur me një përçmim të pakufi për ish-nën kryetaren e PD-së, Jozefina Topalli dhe ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, të dyja të larguara tashmë nga PD.

Duma ka qenë e ftuar të mërkurën në emisionin “Soiree”, ku u ka kthyer përgjigje pyetjeve të Jonida Shehut. Kur moderatorja e pyeti se cili është lideri i PD-së i preferuar, Sali Berisha apo Lulzim Basha, ajo tha: “S’kam asnjë lider të preferuar. S’ka preferenca në lidera. Ka gjykime, ka analiza, ka nevoja, ka të duhur apo jo. Padyshim që është epoka e Lulzim Bashës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa e pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, Duma tha: “Pse domosdoshmërisht duhet të mendoj për to. Herë pas here e quaj humbje kohe. Nuk mendoj fare. E kam quajtur humbje kohe jo sot, por gjithmonë”.

Gjithashtu Jonida e pyeti edhe për momentin që u përlot teksa foli para studentëve për t’i frymëzuar për lidershipin e ri. Shehu i tha nëse i erdhi vërtetë për të qarë apo ishte në skenar? “Ajo është gjëja më e vërtetë që kam bërë unë. Aty jam maksimalisht vetja. Kam pasur, madje kam akoma njerëz të afërt apo njeri të afërt i cili më thotë moj qaj, mos u prek se njerëzit nuk të njohin për të. Nëse je e vërtetë, audienca e madhe e ndjen që je e vërtetë”, tha Grida Duma.

ME TE LEXUARAT