Dhunoi gruan, arrestohet në flagrancë fieraku
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28- vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Sipas policisë mësohet se në pranga ka rënë Klaudi Muka, 28 vjeç, banues në Fier, ndërsa e dhunuara shtetasja A.B, 22 vjeçe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Klaudi Muka, 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.B, 22 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.