PUBLIKOHET EMRI, ja kush eshte shqiptari i kapur per 120 milione euro kokaine

Aktualitet
PUBLIKOHET EMRI, ja kush eshte shqiptari i kapur per 120 milione euro kokaine

Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar dy ditë më parë në Itali, i akuzuar për trafikun e 120 milionë eurove kokainë.

Mësohet se i arrestuari është Alfred Arapi. Arapi, 42 vjeç nga Mirdita është arrestuar në Perdenone në Italinë veriore, teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane, bashkë me dy persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arapi është arrestuar për llogari të drejtësisë greke.

Ditën e arrestimit të Arapit, në Kalithea, Greqi është ndaluar dhe një grek, edhe ky i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup.

Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.2 ton kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.

Arapi është kapur në Pordenone, Itali në rrugën ‘Vallona’, në orën 20:00 të 18 shkurtit.

Alfred Arapi punonte në Pordenone, Itali, prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit.

ME TE LEXUARAT