Yuri Kim takon Metën, Ramën e Bashën: Mesazh i fortë nga SHBA

Aktualitet
Yuri Kim takon Metën, Ramën e Bashën: Mesazh i fortë nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha të cilëve u ka përcjellë mesazhe të rëndësishme.

Reagimi i forte i selise diplomatike te ShBa vjen ne nje kohe kur konflikti politik ne Tirane eshte rindezur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e ambasadës së SHBA:

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara.

Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.

Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike.

Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.

ME TE LEXUARAT