Shpërndanin drogë në sheshet e Italisë, arrestohen 4 shqiptarë

Aktualitet

Katër shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar nga Policia italiane në Xhenova.

Policia italiane bën me dije se arrestimet janë pjesë e një hetimi që ka nisur më herët dhe në periudha të ndryshme janë arrestuar edhe persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, mbi 15 mijë euro, një armë gjysmë automatik dhe municione.

Mediat italiane raportojnë se anëtarët e bandës, kryesisht shqiptarë, menaxhonin, me role të ndryshme, disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo.

Droga vinte në periferi të Milanos dhe pasi paketohej shitej në Xhenova.

ME TE LEXUARAT