Vjen i shumëprituri iPhone 11

Teknologji

Mbrëmjen e sotme, Apple prezanton në Kaliforni iPhone 11 dhe të tjera risi të shumëpritura në fundin e 2019-tës.

Ndonëse kompania e ka politikë të sajën të mos zbulojë çfarë do të të rejash do të sjellë në prezantimin e madh, shtatori konsiderohet muaji i azhornimit të gamës së iPhone-ve, nga të cilët varen në masë të madhe të ardhurat e gjigandit teknologjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre janë smartfonët e ri në prezantim: iPhone 11, iPhone 11 pro dhe iPhone 11 Pro Max. Apple vazhdon të ndjekë ritmin e vet me dizajnin që mbetet pas a shumë I stabilizuar në tre gjeneratat e fundit iPhone.

11 Pro është praktikisht një trashëgimtar I denjë I X dhe XS. Nga pamja do të ketë dallime të vogla me paraardhësit, por një nga risitë është Face ID I përmirësuar e më I shpejtë me një kënd që mundëson zhbllokimin në gamë më të gjerë, një konfigurim të trefishtë të kamerave dhe funksione si ndjesi 3D.

Të interesuarit, mund ta kenë Iphone 11 për $749, ndërsa iPhone Pro dhe Max janë më të shtrenjtë e vijën përkatësisht me 999 dhe $1,099 dollarë.

ME TE LEXUARAT