Loris Karius: Dua të kthehem te Liverpool

Sport

Roli i portierit është shumë specifik. Mund të presësh pafund dhe ke kryer vetëm detyrën. Nga ana tjetër mjafton ndonjë gafë dhe askush nuk ta harron më kurrë. Loris Karius u bë i famshëm prej finales së Champions League të vitit 2017 kundër Real Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjermani mbronte portën e Liverpool, por ajo ndeshje i është kthyer në makth. Dy gabime të tij i dhuruan kupën e tretë rresht ekipit të Zidane, që triumfoi përballë “The Reds” me rezultatin 3-1.

Karius u huazua te turqit e Besiktas, teksa kontrata e tij me Liverpoolin përfundon në verën e vitit 2021. 26-vjeçari e ka lënë pas krahëve atë mbrëmje të hidhur dhe ëndërron të rikthehet në Anfield. Diçka të tillë e thotë për The Guardian, duke i dhënë një sinjal trajnerit Klopp se ai është gati.

“Ekziston një shans që të luaj përsëri për Liverpool dhe një mundësi e mirë për mua që të rikthehem. Ndoshta do të mbroj përsëri portën e ekipit, nuk e di, shpresoj që të ndodhë”, thekson Karius.

ME TE LEXUARAT