Bota

Plagosi 5 persona me thikë në qendrën tregtare, arrestohet agresori

Pesë persona u plagosën nga një goditje me thikë, jashtë qendrës tregtare Arndale në Manchester, Britania e Madhe.

Sulmuesi me thikë, u hodh mbi njerëzit duke i sulmuar, por u neutralizua nga policia me të shtëna të kontrolluara.

“Pas pak, siguria e qendrës komerciale, na tha të mbyllim dyert e dyqaneve dhe t’i zhvendosim klientët në fund.” Një zëdhënës i policisë konfirmoi arrestimin e një 40 vjeçari duke thënë se hetuesit “po ekzaminojnë të gjitha arsyet e mundshme”.

Policia e Mançesterit mbetet e kujdesshme në lidhje me motivin e mundshëm, përmes një deklaratë të lëshuar në Twitter, por nuk përjashton mundësinë e gabimit. Shënimi thotë se sulmi ndodhi brenda Qendrës së Tregtisë Arndale, në qendër të qytetit dhe më pas vazhdoi në rrugë.

“Ne mund të konfirmojmë se 5 persona u qëlluan me thikë dhe u dërguan në spital,” thuhet në shënim: “Duke pasur parasysh vendin e aksidentit dhe natyrën e tij, specialistët e antiterrorizmit nga Policia Veri Perëndimore, tani po udhëheqin hetimin për të përcaktuar rrethanat”. Policia rithekson se “një burrë në të 40-tat u arrestua në vendin e ngjarjes për sulmin e dyshuar ” dhe se ai është “në arrest” për momentin.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai ishte “tronditur” nga incidenti dhe shprehu solidaritetin me të plagosurit, ndërsa vlerësoi policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin në kohën e duhur.

E njëjta gjë u bë nga autoritetet komunale të Mançesterit dhe ministri në hije i Punëve të Brendshme, Diane Abbott.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close