U arrestuan ne gomone prane kufirit me Turqine, policia greke liron 3 shqiptaret

Bota

Lirohen 3 shqiptarët e arrestuar në Greqi në një gomone pranë kufirit me Turqinë. Mediat greke bëjnë me dije se 3 shtetas, 25, 42 dhe 42 vjeç kanë lënë qelinë pasi nuk është bërë i mundur dokumentimi i lidhjes së tyre me 1 ton drogë të kapur në një shpellë në Piperos, sasi e cila mendohet se vinte në rrugë detare nga Shqipëria dhe kishte destinacion Turqinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kanë marrë detyrim paraqitje 3 herë në muaj dhe kanë lënë garanci pasurore 10 mijë euro. Ndërkohë një person i katërt, 35-vjeçar i arrestuar një ditë pas operacionit i cili rrëfeu dhe vendin ku ishte fshehur droga është mbajtur në qeli.

ME TE LEXUARAT