Avokati: Si u kap ne Gjermani burri i Marsida Qatjas

Aktualitet

Edmond Petraj, avokati i bashkëshortit të Marsida Qatjas, ka treguar rrethanat e arrestimit të Indrit Hysenit në Gjermani.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur për vrasjen e Kavajës, avokati Petraj tha se Hyseni u arrestua pasi në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Automjetin, sipas avokatit, burri i Marsida Qatjas ia kishte marrë një mikut të tij për të udhëtuar nga Holanda drejt Gjermanisë. Edmond Petraj sqaroi se klienti i tij, Indrit Hyseni, nuk ishte në dijeni të drogës së fshehur në makinë.

“Është dënuar mes Dyseldorfit dhe Duisburgut. Ai jetonte në Holandë. Ishte në Holandë. Nga Holanda i merr rastësisht një personi makinë dhe niset drejt Dyseldorfit. Atë ditë ka ndodhur operacion rutinë në gjithë Gjermaninë. U ndaluan 1800 persona dhe është ndaluar dhe ky person, në momentin që është ndaluar nuk ka pasur asnjë lloj. Kur i del që kishte të kaluar dhe ishte i dënuar në Shqipëri, i hyn me themel dhe makinës. Ka pasur një rast tjetër në Shqipëri, rast krimi por nuk ka lidhje me drogën. 16 orë bëhet kyqrja fizike e mjetit. Policia gjeti substancë, mbi 6 kg substancë. Prokuroria e ka skanuar. Personi nuk është i lidhur me këtë ngjarje fare. Ky nuk ka lidhje me këtë. Është dënuar për një vepër penale që ka penguar zbulimin e të vërtetës. Por ai nuk kishte lidhje dhe me këtë. Kishte pak muaj që kishte shkuar në Holandë”, tha Edmond Petraj, avokati i Indrit Hysenit.

ME TE LEXUARAT