Marsida Qatja: Haxholli nuk ka pasur kohe per mardhenie me mua, mos me gjykoni

Aktualitet

Me Bledar Haxhollin ka pasur njohje dhe thotë se ai e kërcënonte vazhdimisht. Kjo është deklarata që ka bërë 30-vjeçarja Marsida Qatja në emisionin “Opinion” në Tv Klan përmes një lidhje telefonike.

Duke diskutuar për ngjarjen e rëndë të Kavajës, Marsida Qatja tha se viktima Bledar Qatja ka qenë një person me precedent penal, i cili nuk ndalohej as nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam kundër të gjithëve që dal akoma përsëri të flas. Nëse kam dalë të flas kam dalë për një shfajësim timin. Haxholli vinte çdo ditë në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit. Haxholli kërkonte lëndë narkotike dhe alkool.

E kam deklaruar se jam natyrë paqësore dhe nuk dua t’i bëj keq askujt. Kur shkoi policia ta kapte, ka qëlluar mbi furgonin e policisë. Armën nuk e hiqte kurrë. Çfarë policie të lajmëroja unë kur ai ishte person problematik. Kurrë nuk ka qenë pjesa për ta vrarë Haxhollin. Kishin njohje, një njohje të largët. Nuk e dinim që mund të vinte apo jo”.

A kishin konsumuar kokainë në banesë Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy personat e tjerë që ndodheshin aty? 30-vjeçarja e mohon një gjë të tillë.

“Aty ka qenë një bidon që nuk ka pasur lëndë narkotike. Bidoni nuk ka qenë absolutisht me lëndë narkotike, ka qenë e kërkuar nga unë që nëse mund të konsumohet lëndë narkotike me bidon”.

Marsida Qatja u shpreh se me mikun e saj polic të burgjeve, Bledar Toçin, ishte takuar edhe më herët gjatë ditës para se të vritej Dritan Haxholli.

“Jam takuar me Bledar Toçin në drekë. Ja kisha shprehur shqetësimin edhe më përpara. Në shtëpi mbërriti në 22:30 dhe Bledari lëvizte vazhdimisht sepse kishte punë. Bidoni ishte i pakonsumuar me lëndë narkotike”.

E pyetur nëse ka patur marrëdhënie më shumë se sa shoqërore me viktimën, Marsida Qatja u shpreh: “Një shoqëri deri diku, Haxholli donte të konsumonte alkool, i duheshin para. Haxholli ka qenë në burg, në kërkim, dhe nuk ka pasur kohë të kishte marrëdhënie me mua”.

ME TE LEXUARAT