Negociatat/Basha: Do t’ia dalim ta bejme Shqiperine si Europa

Politikë

Lulzim Basha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, ku foli për mbështetjen e shteti gjerman ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht të kancelares Angela Merkel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha theksoi se pavarësisht gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë, vetëm hapja e negociatave garanton nje vemendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

“Ndërsa kremtojmë këtë 10 vjetor, Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar, por për fatin e mirë të Shqipërisë, në këtë proces të një rëndesie jetike për vendin, për shqiptarët, nuk na ka munguar mbështetja e CDU-së, e Kancelares Merkel, e Bundestagut, këmbengulja e miqve tanë, ku dua të veçoj Johann David Wadephul, Gunther Krichbaum dhe Hans Joachim Falenski.

Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, megjithë gjendjen e rëndë në vend, shkaktuar nga hapat prapa në lidhje me ekonominë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, vetëm hapja e negociatave garanton nje vemendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

Falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU për Shqipërinë, Bundestag ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi ynë për daljen nga kjo krizë. Në këto kohë, për vendin tim, thënia e Konrad Adenauer se ”Demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, është më aktuale se kurrë më parë. Ndaj, unë jam plot besim se bashkë me shqiptarët dhe me ndihmën e miqve tanë, do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT