Protesta e Unazes se Re, Balliu: Jemi me ligjin, nuk na trembni dot

Aktualitet

Ashtu siç çdo mbrëmje banorët e Unazës së Re po protetsojnë për mbrojtjen e banesave të tyre. I pranishëm në mbështetje të tyre ishte edhe sih-deputeti i PD-së Kleviz Balliu, i cili u lirua ditën e sotme nga burgu, pas arrestimit të kryer dy ditë së bashku me disa protestues të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balliu u shpreh se arrestimet e kryera janë realizaur jo nga ligji por me urdhër të Edi Ramës dhe janë arrestime politike.

Balliu u shpre se Lleshaj dhe Rama duhet tu japin një zgjidhje banorëve duke dialoguer për problemin e tyre dhe jo ti arrestojnë.

“Arrestimet tona nuk kanë lidhje me ligjin. Ne në burg nuk po na çon ligji po na çon Edi Rama. Ne nuk kemi fuqi individuale, por kemi një fuqi të përbashkët që është e drejta. E drejta jonë për të thënë atë që mendojmë. Sot me thoni ju pse policia nuk ka arrestuar atë që kanë vjedhur?! Këto janë qytetarët të cilët mbrojnë vlerat.

Sandër Lleshaj dhe Edi Rama këkrojnë të përplasin vëllezërit më njëri tjetrin, por nuk do të ketë vëllavrasje. Ajo anije po mbytet dhe do të marrë me vetë të gjithë ato që kanë shkelur ligjin. Me Edi Ramën kurrë nuk mund të ketë Europë! Edi Rama nuk ka hallin të plotësoje kushtet e Europës por të plotësojë kushtet e bandave. Kjo protestë nuk ndalet deri në momentin që qeveria do të vijë të dialogojë për të zgjidhur problemin e qyetarëve. Të vijë të japë orën dhe datën dhe qyetarët janë gati të zgjidhë hallin e tyre. “– u shpreh Balliu.

ME TE LEXUARAT