Gjendje lufte ne Barcelone, ideja e fundit per El Clasicon

Bota

Barcelona po përjeton një gjendje lufte me protestuesit që e kanë kthyer qytetin në një fushë beteje me Policinë. Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera, përplasje fizike mes uniformave blu dhe qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata kaotike ka vënë në alarm drejtuesit e La Ligas për zhvillimin e ndeshjes El Clasico në Camp Nou. Ata propozuan që të ndryshohet stadiumi dhe të luhet takimi i parë kundër Realit në Bernabeu, ndërsa ndeshja e dytë në Camp Nou, por drejtuesit e Barcelonës refuzuan menjëherë.

“El Chiringuito” mëson propozimin e fundit të La Ligas, drejtuesit e kampionatit duan që ta shtyjnë sfidën dhe të mos luhet me 26 tetor sipas kalendarit, por më 18 dhjetor me shpresen se protestat do të mbyllen me aq.

ME TE LEXUARAT