Hahn: Nuk ka konsensus per negociatat me Shqiperine, kjo eshte zhgenjyese

Aktualitet

Komisioneri Johannes Hahn dha zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me ane te një mesazhi në “twitter”, Hahn deklaron se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, kjo tregoi një zhgënjim ekstrem.

“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer me të drejtë. Do vazhdoj të bëj gjithçka për t’i mbështetur ata me forcë”, shkruan Johannes Hahn.

ME TE LEXUARAT