Presidentit grek mesazh Shqiperine: Nese doni BE, ndryshoni qendrim per ushtaret greke

Politikë

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos mori pjesë në përurimin e objekteve personale të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë periudhës 1940-1941.

Gjatë vizitës në Muzeun e Luftës, Pavlopoulos tha se “shumë prej ushtarëve që humbën jetën në Shqipërinë fqinje, nuk kanë varrin që meritojnë për sakrificën e madhe që bënë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i shtetit grek foli edhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Është koha që Shqipëria, tani që aspiron të bëhet anëtare e familjes sonë europiane, të ndryshojë qëndrimin e saj. Është pozitiv fakti që po fillon të ndryshojë, për sa kohë që ka dëshirë të mirë për ta bërë”, u shpreh Presidenti i Greqisë.

Në Muzeun e Luftës në Athinë u përurua sot ekspozita e objekteve personale nga varrezat e përkohshme të të rënëve gjatë luftës italo-greke. /tvklan

ME TE LEXUARAT