Doktori foli me fjalor banal, shkarkohet nga detyra burri i zv. ministres se Brendshme

Aktualitet

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Doktori Aurel Voda nuk është përmbajtur aspak me fjalorin e tij , teksa duke iu referuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi tha “na çau k****”, ndërsa ditën e djeshme ai shpërthyer në sharje ndaj gazetarëve me një fjalor krejtësisht banal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ipatolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”-shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT