Silva Bino: Kush dyshon se eshte prekur nga koronavirusi te mos shkoje ne spital, telefononi ne 127

Aktualitet
Silva Bino: Kush dyshon se eshte prekur nga koronavirusi te mos shkoje ne

Kushdo qe ka dyshime se ka simptoma të koronavirusit, nuk duhet të shkoje në spital, por të telefonoje në numrin e gjelbër me shërbim 24 orë, 127, për të komunikuar me ekipin e specializuar të mjekëve.

Mjekja Silva Bino, bëri apel për përkujdesje maksimale nga ana e vetë qytetarëve, shpjegoi me detaje rrugën që duhet ndjekur për të shmangur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se duke telefonuar 127, numrin e urgjencës kombëtarë me staf të trajnuar për koronavirusin, përmes bisedës telefonike me mjekët duhen shpjeguar të gjitha simptomat, dhe në rast dyshimi të fortë, personeli mjekësor shkon në banesën e qytetarit për të krijuar kushtet e vetëkarantinimit.

Bino tha se deri më tani është ngritur një karantinë spitalore, në një spital në vend, por pa dhënë emrin e tij, me argumentin për të mos përhapur panik tek njerëzit pranë kësaj zone.

"Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/499377180998505/

Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij, qoftë edhe për nevojat personale. Prandaj është përzgjedhur një spital. Nuk e them emrin e spitalit ku është karantina, sepse do shqetësojë popullatën e asaj zone. Në momentin përkatës këtë gjë do ta merrni vesh.

Kini pak besim tek ne tek strukturat, edhe tek mua që po flas, se po e ndjejmë veten shumë keq të dyshuar në çdo gjë që bëjmë, jam shumë e sinqertë në ato që them, dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i bëjmë, nuk e bëj kurrë. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore. Nëse është në vetëkarantinë, ka një udhëzues se si do të qëndrojë në vetëkarantinë.

Numri i gjelbër: 127 numri i urgjencës kombëtarë, është një ekip i trajnuar. Ka shërbim roje 24 orë, nëpërmjet këtij numri merren shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, sigurimi i transportit", tha Bino.

ME TE LEXUARAT