Emrat e 4 shqiptareve qe iu sekuestruan sot milionat, europol: Trafikonin...

Aktualitet

Katër të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar Goldfinger, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh në Shqipëri, u sekuestrua sot, janë: Jetmir Kastrati, Dëfrim Eçi, Armando Doçaj, dhe Eri Pelingu.

Më 26 qershor 2019, Europoli njoftoi se “Operacioni Goldfinger” goditi grupet kriminale nga Ballkani perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot (26 qershor 2019) Njesia Speciale e Hetimit e Kopenhagenit e Policisë Daneze arrestoi 31 persona të një organizate të madhe kriminale, e cila kontrabandonte, shiste dhe shpërndante armë zjarri dhe drogë në të gjithë BE-në.

Ata akuzohen për kontrabandë dhe shpërndarjen e 1650 kg kokainë, - nënvizon Europoli në njoftim.

Policia daneze kontrolloi shtëpi në 40 vende dhe gjeti sasi të mëdha narkotikësh, zrmësh zjarri dhe para. Hetimi u krye në bashkëpunim me organizatat e zbatimit të ligjit nga Gjermania, Holanda, Slovenia, Suedia dhe Shqipëria.

“Europol's Analysis Project (AP) Copper”  që mbështet parandalimin dhe luftimin e krimeve që përfshijnë grupë të organizuara kriminale dhe grupe të krimit të organizuar, e mbështeti këtë çështje që prej fillimit. AP Copper siguroi mbështetjen analitike dhe organizoi tre takime operacionale me partnerët e përfshirë në selinë e Europolit dhe në Danimarkë.

Ditën e aksionit, tre oficerë të Europol me zyra të lëvizshme dhe mjete speciale për nxjerrjen e të dhënve ishin në veprim për të mbështetur."

 

ME TE LEXUARAT