Aktualitet

Manovrat me kredine e bute: KPK e shkarkoi, KPA le ne fuqi vendimin per gjyqtarin e Apelit

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KPK, për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla.

Metalla u shkarkua nga KPK në 2018, pasi një kredi e butë dogji gyqtarin. KPA rikonfirmoi vendimin e KPK-së, pasi Metalla kishte bërë ankimim për vendimin e marrë për të.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,” thuhet në njoftimin e KPA-së.

Sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka probleme me pasurinë e Metallës. KPK ka kryer hetim administrativ për kriterin e pasurisë. Hetimit iu nënshtruan pasuritë si vijon: apartament banimi 96 m katrorë me garazh blerë në Tiranë në vitin 2007 me burim kredi që është pasuar më pas me ndryshim të kontratës së kredisë duke ia kaluar vëllait.

Sipas KPK Metalla ka vendosur një çmim prej 75 mijë euro të apartamentit që të përfitonte një mbulim të plotë të vlerës së apartamentit se banka mund të financonte vetëm 70 përqind të vlerës. Më pas është ndryshuar kontrata e kredisë dhe ia ka kaluar vëllait shtepine dhe kredinë që të merrte kredi tjetër lehtësuese si i pastrehe.

Vete subjekti e ka pranuar qe shtepine e pare e ka kaluar ne emrin e vellait por qe perdorej nga vete subjekti dhe ky kalim sipas KPK eshte bere qe te merrte kredi te bute.

Sipas KPK, parate e marra nga kredia me kushte lehtesuese per strehim ne vendin e punes, gjyqtari Metalla e ka kaluar ne nje firme ndertuese ne Durres ku punonte si gjyqtar. Me pas ai e ka kaluar ne llogarine e babait te tij duke anuluar kontraten e shtepise ne Durres me firmen. Pra sipas KPK, Metalla ka marre kredi si i pastrehe dhe ka ndryshuar destinacionin e kredise.

Vendimi i KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2018, datë 12.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla kundër vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Metalla.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.10.2019.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close