Bota

Publikohen dokumentet e KGB per presidentin rus

Një profil i KGB për presidenti rus, Vladimir Putin u prezantua në një ekspozitë të dokumenteve të deklasifikuara sovjetike në Arkivin Qendror të Shtetit në Shën Petersburg.

Profili me 6 paragrafë, i publikuar një ditë më parë dhe nga kanali rus I lajmeve 78, nxjerr në pah “autoritetin e merituar që Putin gëzon në mes të kolegëve të tjerë”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, ekspozita në Shën Petersburg i kushtohet personaliteteve të viteve ’90 dhe arritjeve të tyre në politikë, ushtri, shkencë, kulturë dhe arte.

“Shoku Putin në mënyrë konstante ka përmirësuar standardet e tij politike dhe ideologjike. Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në rrjetin e arsimimit partiak”, shkruhet në profil.

“Ai, gjithashtu, në mënyrë konstante ka përmirësuar dhe aftësitë e tij profesionale”, vijohet më tej.

Në ekspozitë gjithashtu janë shfaqur dhe formularët e plotësuara nga presidenti Putin, i cili ishte në atë kohë dhe një anëtar i Bashkimit të të Rinjve të Ligës Komuniste.

Vladimir Putin u bë presidenti i Rusisë në vitin 2000, pasi kishte drejtuar më parë Shërbimin Sekret të Federatës Ruse, paraardhësja e KGB-së sovjetike.

Ai shërbeu në agjencisë ruse të spiunazhit për 16 vjet nga 1974 në 1991, pasi u diplomua në shkollën e KGB në Moskë. Putin arriti deri në gradën ushtarake të lejtnan kolonel, përpara se të dorëhiqej në vitin 1991 për t’i hyrë rrugës së politikës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close