“Kajmaku”, Spiropali i pergjigjet Bashes: Je i pandehur, provo pafajesine tende

Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur menjëherë kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me vendimin e KQZ për të shkarkuar kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Duke iu drejtuar Bashës, Spiropali shkruan në “Facebook” se ai është i pandehur në Prokurori dhe si fillim duhet të provojë pafajësinë e tij për pastrim parash në emër të PD dhe pastaj të hapë gojën e të japë mend për PS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!”, shkruan Spiropali.

ME TE LEXUARAT