Prokurori, shoferi dhe miku i tij drekë në restorant luksoz në plazh pak para atentatit

Aktualitet

Detaje te tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoj.

Forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës, me automjete të policisë të blinduara. Grupi hetimor i ngritur deri tani ka marre ne shqyrtim pamjet e sigurisë në disa biznese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ka marrë si material kamerat e restorantit ku kane drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kane drekuar ne nje restorant luksoz ne zonën e plazhit.

Bëhet me dije se jaën duke u parë pamjet e restorantit, për të parë nëse dikush i kishte ata nën mbikëqyrje. Për llogari të hetimit, janë shoqëruar disa persona. Jane marre shume filmime ne rrugën e plazhit, te bizneseve, për të parë se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Po ashtu, po merret edhe informacion në terren./balkanweb

ME TE LEXUARAT