Konkurenti godet me shkelma live Renato Mekollin

Showbiz

Një konkurrent nuk i ka duruar të bërtiturat e Renatos gjatë “Hell’s kitchen” dhe është nevrikosur. Shefi i kuzhinës po kontrollonte picat e përgatitura nga Sokoli dhe Ledjoni dhe i tha se ato ishin të papjekura.

“Picë e papjekur? E kontrollove?”, e pyeti Renato Sokolin dhe kur nuk mori një përgjigje bërtiti: “E kontrollove picën?”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Picë e papjekur”, tha Renato dhe e hodhi në dysheme. Sokoli u nevrikos, gjuajti me shkelm dhe u largua duke sharë.

“Zhduku nga kuzhina, zhduku mos të shikoj fare, dil përjashta”, i bërtiti Renato.

“Nuk ishte e papjekur, e pranoj që brumi ishte pak i trashë, por nuk ishte e papjekur”, tha Sokoli.

ME TE LEXUARAT