Po kurohej nga kanceri, fiton lotarine

Bota

Fati nderon njerëzit e fortë, dhe ky është ndoshta një rast që e vërteton thënien. Roni Foster, një amerikan nga Karolina e Veriut, e kishte ditën e fundit që merrte doza kimoterapie për kancerin në zorrën e trashë.

Operacioni i kishte shkura mirë dhe pasi prëfundoi trajtimin, vendosi të blejë një biletë lotarie 1 dollarëshe. E gërvishti dhe fitoi 5 dollarë. Me ato 5 dollarët bleu 5 bileta të tjera dhe fitoi plot 200 mijë dollarë, shkruan albinfo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pensionisti, ish-punonjës me transportin urban, thotë që ishte vërtet dita e tij me fat, pasi kishte marrë dozën e fundit të kimoterapisë dhe tani do të investojë për një plan më të sigurt sigurimesh shëndetësore, në rast se i ripërsëritet sëmundja.

ME TE LEXUARAT