VIP

Leonora Jakupi tregon te verteten per operacionet plastike

Leonora Jakupi është një ndër emrat e njohur të muzikës, e cila shumë shpejt do të sjellë bashkëpunimin e ri me këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahun.

Kënga e tyre, e cila do të titullohet “Simpatia e shkollës”, do të publikohet këtë të premte, ndërsa Leonora ndau në Instagram një foto nga klipi i ri.

E veshur me një fustan të zi dhe me një makeup që i nxjerr në pah tiparet, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e fansave me këtë pamje.

Madje, dikush ka menduar se ajo ka bërë ndërhyrje në fytyrë.

“Leonora a ke pas operecione plastike ,se po shoh ndrryshim ne ftyren tande ,po dukesh edhe me bukur”- i shkruan një ndjekëse, të cilës Leonora s’ka vonuar t’i përgjigjet, duke mohuar të ketë bërë ndonjëherë ndërhyrje estetike.

“Të siguroj me jete qe ne fytyren time as nuk kam pasë e as nuk kam nderhyrje aq me pak plastike , rezulat i ndryshimit jan duart e grimierit. i cili vertet ben mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist.”- ka sqaruar Leonora në koment.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close