Ka nje semundje te rralle, prinderit braktisin ne spital foshnjen e porsalindur

Bota

Sipas mediave italiane, një foshnje e porsalindur është braktisur në një spital në Torino. Foshnja e lindur kërkon një përkujdesje të veçantë pasi duhet të jetë në kontakt me rrezet e diellit.

Foshnja 4-muajshe e quajtur Giovannino ka një sëmundje të rrallë të quajtur "Harlequin ichthyosis", një gjendje gjenetike, e cila shkakton një lëkurë të trashë dhe të hollë. Infermierët janë kujdesur për të, që nga ardhja në jetë në muajin Gusht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjendja e tij prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar.

Prindërit e vogëlushit nuk u kthyen më për ta kërkuar apo për ta marrë, madje spitali nuk ka mundur të kontaktojë me ta as përmes telefonit.

Vogëlushit i kushtohet një kujdes i veçantë në spital dhe për të ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së tij, ai trajtohet me hidratues disa herë në ditë.

"Ai është një fëmijë i buzëqeshur dhe lumturohet së tepërmi kur dëgjon muzikë", shprehet drejtori i spitalit. Pas publikimit të këtij rasti në media ka qenë shumë i madh interesimi i personave që kanë kontaktuar spitalin dhe kanë kërkuar ta birësojnë.

Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësohen të gjitha kërkesat

ME TE LEXUARAT