Shpenzoi 11 miliarde dollare per 3 vjet, ish-kryeministri perfundon ne prokurori

Bota

Të enjten, ish-kryeministri libanez Fouad Siniora i cili ishte kryeministër nga 2005 deri në 2008, u mor në pyetje nga një prokuror i shtetit, në lidhje me se si u shpenzuan 11 miliard dollarë në fonde shtetërore, gjatë kohës që ai ishte në pushtet.

Zyra e Siniora lëshoi një deklaratë ,duke thënë se shpenzimet ishin tërësisht të ligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është hera e parë që një ish-kryeministër në Liban, të thirret për një pyetje të tillë, dhe duke pasuar protestat kundër elitës qeverisëse, që është akuzuar gjerësisht për korrupsion shtetëror.

Kundërshtarët e Siniora, thonë se 11 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë, ishin të llogaritura për të personalisht ndërsa ai ishte në pushtet.

Por në deklaratën e saj, zyra e Siniora tha se ai i kishte sqaruar prokurorit publik financiar, se ku ishin shpenzuar paratë dhe si ato u përdoren për plotësimin e nevojave të shtetit.

Dhjetra protestues u mblodhën jashtë shtëpisë së Siniora në Beirut dhe jashtë zyrës së tij në qytetin jugor të Sidonit, duke brohoritur dhe duke tundur flamuj libanezë, raportoi televizioni Reuters.

“Teatri i thjesht ndaj thirrjes së tij në prokurori, nuk është i mjaftueshëm. Ne duam paratë, duam paratë e fëmijëve tanë dhe nuk do të ikim nga rrugët, "tha Majid, një protestues në Sidon.

ME TE LEXUARAT