I gjenden 196 karta indetiteti italiane, arrestohen 2 shqiptare

Bota

Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane të vjedhura. Në pranga janë vënë 2 shqiptarë shoferë të një autobusi linje Shqipëri- Itali. Autobusi pa pasagjerë po udhëtonte nga Bari drejt portit të Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kartat e identitetit u gjetën në një vend të fshehur pranë shoferit të izoluar me nastro. 196 kartat italiane të identitetit ishin të bardha të paplotësuar e rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë, më dhjetor të 2015 në komunën e Piacenzës.

Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin. Ai i ka paguar 20 euro për dorëzimin e tyre tek një person i tretë që i priste në portin e Durrësit.

Ky rrëfim rezulton pak i besueshëm për autoritetet italiane të cilët me urdhër të Prokurorisë së Barit kanë nisur një proces hetimor e dy shoferët shqiptarë janë denoncuar në hetim të lirë.

Sipas autoriteteve italiane, kartat e identitetit autentike të shtetit italian do të shërbenin për tu shfrytëzuar nga organizatat kriminale me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.

Operacione të mëparshme të autoriteteve italiane kanë zbardhur një kartë identiteti italiane me fotografi dhe e plotësuar me identitetin e personit që i shitet është paguar dhe 5 mijë euro në tregun ilegal.

196 kartat e sekuestruar do të sillnin për grupet kriminale një përftim me miliona euro.

ME TE LEXUARAT