Sherr masiv brenda ministrise, plagoset nje person

Kosovë&Rajon

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në një nga ministritë kryesore të Kosovës.

Një sherr masiv midis disa personave ka ndodhur në ambientet e brendshme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarjen e ka konfimuar edhe Policia e Kosovës e cila në një komunikatë për shtyp pohon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja për shtyp e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti duke mos dhënë detaje lidhur mbi identitetin e personave të përshirë në ngjarje.

Sipas burimeve të gazetës Telegraf, të përfshirë në sherr janë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit si edhe sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

Ndryshe sipas informatave të Telegrafit, në këtë rrahje janë të përfshirë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, si dhe Sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.

ME TE LEXUARAT