Lumi cudit banoret, uji mbulohet nga gjaku...

Soft

Një lumë pranë kufirit korean është shndërruar i kuq pasi në të u derdh gjaku i derrave të vrarë.

Autoritetet koreano-jugore therën 47 mijë derra, në tentativë për të parandaluar përhapjen e etheve afrikane të derrave, e njohur ndryshe si murtaja afrikane (ASF).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shirat e dendur bënë që gjaku të rridhte nga vendi ku ishin vendosur derrat për t’u groposur duke u derdhur në lumin Imjin.

Ethet afrikane të derrave është tepër ngjitëse dhe e pashërueshme, me zero shanse mbijetese për derrat e prekur, por nuk është ngjitëse.

Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet lokale hodhën poshtë shqetësimet se gjaku mund të shkaktonte përhapjen e kësaj epidemie tek kafshët e tjera të rrezikuara, duke thënë se derrat ishin dezinfektuar përpara se të thereshin.

Ata thanë gjithashtu se ishin marrë masa emergjente për të parandaluar ndotje të mëtejshme.

Operacioni në fjalë u ndërmor përgjatë fundjavës. Derrat e therur ishin lënë brenda disa kamionëve pranë vendit ku do të groposeshin. Një vonesë në prodhimin e kontenierëve plastikë që do të përdoreshin për groposjen e tyre, bëri që ato të liheshin aty. /tvklan

ME TE LEXUARAT