Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kembesori 47-vjecar humb jeten nga aksidenti ne Elbasan

0

Policia tha se një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet në lagjen “28 Nëntori”.

Burime nga policia thonë se viktima është i moshës rreth 60 vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i automjetit, 47-vjeçari me iniciale L.K. u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

DEKLARATA E POLICISE:

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.