Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Meta i tregon deren Borschardt-it. Ja çfare ndodhi sot ne presidence

0

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër pranë OSBE-së ku deklaron se ambasadori i saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është ‘non-grata’ në Presidencë, ndërsa ditën e sotme, këtij të fundit, i është refuzuar edhe hyrja në godinën e Presidencës.

Ndërkohë që delegacioni i OSBE-së në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e Presidencës, Borchardt është kthyer mbrapsht pasi nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin me kreun e shtetiut.

Sipas arsyetimit të presidentit Ilir Meta, në letrën dërguar zyrës qëndrore të OSBE-së në Danimarkl, thuhet se Borchardt vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që një tjetër kritikë që ka adresuar është ngiritja e gishtit nga ana e ambasadorit ndaj protestuesve të “Unazës së Re” para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Incidenti me i fundit i ambasadorit ndodhi me protestuesit e unazes te cilet akuzuan diplomatin per ngritjen e gishtit te mesit teksa po ecte ne trotuarin perballe drejtorise se policise ku qytetaret ishin mbledhur ne nje tubim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.