I dogjen makinen gjate nates, gardiani i Lezhes: Kam pasur probleme kohet e fundit

Aktualitet

Gardiani i burgut të Shën Nikollit, Nikoll Prenga ka folur pas djegies së makinës tip ‘Mercedes Benz’ gjatë mesnatës. Ai ka pohuar para oficerëve të policisë se dyshon që ngjarja ka të bëjë me biznesin e tij, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme kohët e fundit.

Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të identifikuar autorët. Vetë Nikollla është lajmëruar për ngjarjen nga forcat zjarrfikëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një automjet i nje gardiani është djegur gjatë natës në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Policia bën te ditur se automjeti është një pronësi të Nikollë Prenga, gardian në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.

Nga flakët makina është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Policia tha se pronari i mjetit ka shprehur dyshimet se ngjarja ka të bëjë me biznesin e tij, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme kohët e fundit.

ME TE LEXUARAT