Elvis Naçi bëhet pronar i spitalit privat, blen aksionet 350 mijë euro

Aktualitet

Imami i xhamisë së Tabakëve dhe themeluesi i fondacionit jofitimiprurës “FIRDEUS”, Elvis Naçi, i njohur masivisht për shqiptarët për veprat e tij të bamirësisë, së fundmi është bërë edhe pronar i spitalit privat “Continental”.

Një pjesë të marrëveshjes së shitblerjes mes tre ortakëve të spitalit privat “Continental” dhe kryebamirësit Elvis Naçit, eshte publikuar dhe tregon se i cili ka paguar plot 350 mijë euro për të blerë spitalin privat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spas ekstraktit te QKB-së, imami Elvis Naçi është tashmë zyrtarisht pronar i spitalit “Continental”, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

“Ortakët kanë rënë dakrod që të shesin 1 kuotë që përfaqëson 100% të kapitalit të zotëruar në shoqërinë Spitali Continental shpk…, një blerësi i propozuar nga Fondacioni FIRDEUS, me themelues dhe kryetar bordi Elvis Naçin… me çmimin 350 mijë euro.”- thuhet në ekstraktin zyrtar të QKB-së.

I paqartë mbetet fakti se me çfarë parash e ka blerë Naçi këtë biznes me një vlerë të konsiderueshme, duke qenë se fondacioni “FIRDEUS” është joftimprurës, ku paratë e grumbulluar nga ky fondacion burojnë nga donacionet e ndryshme nga shqiptarët për bamirësi tek shqiptarët.

Imami, në të njëjtën kohë dhe pronar i një spitali modern duhet t’ju shpjegojë së paku, shqiptarëve të cilët kanë bërë dhurime të ndryshme në fondacionin e tij se si e siguroi ai një shumë kaq ‘stratosferike’. A përdori paratë e tyre si burim investimi dhe nëse po a do të funksionojë më paskëtaj ‘Continental’ si spital privat?!

ME TE LEXUARAT